GJND: Të arrestohen udhëheqësit e talebanëve
BKT
Rajoni dhe Bota

GJND: Të arrestohen udhëheqësit e talebanëve

M.M./ RTKlive

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​të martën një urdhër arresti për udhëheqësin më të lartë të talebanëve dhe kreun e Gjykatës Supreme të Afganistanit.

Ata dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut - më konkretisht, për persekutim të grave, raportojnë mediet e huaja.

“Ndërsa talebanët kanë vendosur rregulla dhe ndalime të caktuara mbi popullsinë në tërësi, ata kanë synuar posaçërisht vajzat dhe gratë për shkak të gjinisë së tyre dhe i kanë privuar ato nga liritë dhe të drejtat themelore”, shkroi gjykata në një deklaratë.

Sipas GJPN-së, krimet e dyshuara janë kryer nga viti 2021, kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, deri të paktën në janar 2025.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota