Trump: Bisedime të reja me Netanyahun për Gazën
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump: Bisedime të reja me Netanyahun për Gazën

M.M./ RTKlive

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sërish viziton Shtëpinë e Bardhë për bisedime rreth luftës në Gaza me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Trump-it, një takim i dytë brenda dy ditësh pasqyron dëshirën për t'i dhënë fund "tragjedisë" në luftën e Gazës.

“Është një tragjedi dhe ai (Netanyahu) dëshiron ta zgjidhë atë, dhe unë dua ta zgjidh, mendoj se pala tjetër dëshiron ta bëjë këtë”, u tha Trump gazetarëve të martën.

Që nga e diela, në kryeqytetin e Katarit, Doha, kanë filluar bisedimet për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, të cilave do t’u bashkohet edhe i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Witkoff thotë se është “shpresëplotë” se Izraeli dhe Hamasi do të bien dakord për një armëpushim 60-ditor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota