Mbyllet përsëri vendkalimi kufitar në Bllacë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Rajoni dhe Bota

Mbyllet përsëri vendkalimi kufitar në Bllacë

Besnik Iseni/RTK

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë përkohësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup –  Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë.

“U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt Pikës kufitare Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka opinioni do të informohet në kohë”, informojnë nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

                                                                                


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota