Chelsea në majat e botës, deklason PSG-n
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 23:17) Chelsea është fituese e Kupës së Botës për Klube pasi në finale mundi PSG-n, me rezultat 3-0, të dielën mbrëma në MetLife Stadium të New Yorkut.
Londinezët bën një superparaqitje përballë kampionëve në fuqi të Evropës.
Chelsea qysh në pjesë e parë siguroi fitoren pasi realizoi tri gola.
Njeriu i ndeshjes padyshim ishte Cole Plamer, i cili shënoi dygolësh në minutën e 22-të dhe 30-të. Goditjen e tretë dhe të fundit parisienëve ua dha Joao Pedro në minutën e 43-të, duke shënuar për epërsinë 3-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.
Edhe fraksioni i dytë, prodhoi sfidë interesante, me disa raste të mira, megjithatë, Chelsea mirë e kontrolloi lojën dhe në fund festoj trofeun e Botërorit të Klubeve, e para e këtij lloji që u mbajt SHBA.
Chelsea po e shkatërron PSG-n, realizon edhe golin e tretë
(E përditësuar, 21:55) Chelsea po e shkatërron PSG-në në pjesën e parë të kësaj sfidë.
Londinezët dhe parisienët po luajnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.
Skuadra anglez e ka ngritur epërsinë në 3-0, me golin e Joao Pedro (43’).
Sërish Palmer, Chelsea dyfishon epërsinë
(E përditësuar, 21:41) Chelsea ka dyfishuar epërsinë ndaj PSG-së.
Londinezët dhe parisienët po luajnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.
Është sërish Palmer (30’), i cili realizoi për rezultatin 2-0.
Shënon Palmer, Chelsea në epërsi
(E përditësuar, 21:34) Chelsea ka kaluar në epërsi në duel me PSG-n.
Londinezët dhe parisienët po luajnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.
Ishte Cole Palmer (22’), i cili më një gol të bukur kalojë Chelsea-n në epërsi prej 1-0.
Botërori i Klubeve, nis finalja mes Chelsea-s dhe PSG-së
(E përditësuar, 21:10) Ka startuar finalja e madhe e Kupës së Botës për Klube, ku po përballen Chelsea dhe PSG-ja.
Botërori i Klubeve tashmë ka hyrë në sfidën fundit, në finalen mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane.
Chelsea dhe PSG-ja po ‘luftojnë’ për këtë trofe prestigjioz në një duel që pritet të shkëlqejë me intensitet, cilësi dhe emra të mëdhenj.
Publikohen formacionet zyrtare të finales Chelsea-PSG
Më pak se një ora ka mbetur deri tek fillimi i finales së madhe të Kupës së Botës për Klube, ku do të përballen Chelsea dhe PSG-ja.
Dy skuadrat elitare evropiane janë gati të luftojnë për trofeun prestigjioz në një duel që pritet të shkëlqejë me intensitet, cilësi dhe emra të mëdhenj.
Chelsea, nën drejtimin e Enzo Marescas, ka kaluar me sukses një rrugëtim të vështirë drejt finales, duke mposhtur kundërshtarë të fortë dhe duke treguar një rritje të dukshme në organizim dhe efikasitet.
Nga ana tjetër, PSG i Luis Enrique ka treguar formë mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, duke eliminuar gjigantët si Bayern Munich dhe Real Madrid në fazat e mëparshme.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:
Chelsea: Sanchez, Gusto, Chalobah, Colëill, Cucurella, James, Caicedo, Enzo, Palmer, Neto, Joao Pedro.
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes, Vitinha, Fabian Ruiz, Joao Neves, Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Finalja mes Chelsea-s dhe PSG-së e cila fillon në orën 21:00, do të luhet në MetLife Stadium të New Yorkut.























