Rashford drejt Barcelonës
BKT
Sport

Rashford drejt Barcelonës

Uran Krasniqi/RTKLive

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, është shumë pranë kalimit te Barcelona.

Sipas të përditshmes "The Athletic", marrëveshja mes dy klubeve është në fazën përfundimtare dhe pritet të jetë në formë huazimi me opsion blerje. 

Rashford aktualisht është jashtë planeve të skuadrës së parë te United dhe po stërvitet i ndarë nga grupi kryesor, së bashku me disa lojtarë të tjerë që pritet të largohen nga klubi.

Barcelona ka avancuar bisedimet për ta transferuar sulmuesin anglez në Spanjë, ndërsa Manchester United tashmë ka aprovuar kushtet fillestare të marrëveshjes.

Njëzet e shtatë vjeçari, i cili e ka kaluar gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Aston Villa, duke realizuar katër gola dhe duke dhënë pesë asistime në të gjitha garat, ka dalë nga akademia e United, ku me fanellën e “Djajve të Kuq” ka shënuar 138 gola në 426 paraqitje.