Zjarret përgjatë autostradës Shkup-Tetovë bllokuan për disa orë qarkullimin
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarret përgjatë autostradës Shkup-Tetovë bllokuan për disa orë qarkullimin

Besnik Iseni/ RTK

Gjatë paradites së sotme, përskaj autostradës Shkup-Tetovë, ka pasur zjarr, me ç`rast edhe rruga është bllokuar për të evituar rrezikun. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, ushtarët e Maqedonisë së Veriut dhe aeroplanët të cilët kanë intervenuar për ta shuar zjarrin.

Pas Shkupit, të shtunën zjarret kanë shpërthyer edhe në rajonin e Tetovës. Rreth orës 10:00 flakët kanë shpërthyer në Malin e Jerebinës, të cilat më vonë janë përhapur, duke rrezikuar disa objekte industriale në Komunën e Zhelinës.

"Ky zjarr që është pas neve është shfaqur diku rreth orës 10:30 - 11:00,e pastaj të gjitha ekipet kemi ardhur këtu për të parandaluar që objektet për rreth që i kemi.,fabrikat e ndryshme mos depërtoje deri te fabrikat", ka thënë Avni Ameti, nga Njësia territoriale kundër zjarreve.

Ameti vlerëson se zjarri është ndezur nga dora e njerëzve dhe është i qëllimshëm.

"Kto lloj zjarre siç ishte ky sot i ndamë në disa pika është i qëllimshem.U bëjmë apel të gjithë atyre që janë qëllim keq në këtë drejtim që të kenë kujdes se kemi shpi banimi afër, fabrika dhe rrezikojmë jetën e njerëzve", thotë Ahmeti.

Për shuarjen e zjarrit, përveç ekipeve të zjarrfikësve, janë angazhuar edhe helikopterë të Armatës së Maqedonisë dhe dy aeroplanë të Qendrës për menaxhim me kriza.

"Nuk rrezikohen vendbanimet nga zjarri. Bashkë me kryetarin, me ekipet do të shuhet. Sa është e rrezikuar pjesa e Jerebinës, kemi një kazermë aty? Momentalisht nuk është e rrezikuar, kemi 30 ushtar kemi dhe zjarrfikësit që kujdesen zjarri të mos arrijë deri atje”, thotë Muhamet Ali, drejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza

Pas shpërthimit të zjarrit, për disa orë ishte e bllokuar edhe autostrada që lidh Shkupin me Tetovën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota