Diar Vokrri lë Llapin e i bashkohet Ballkanit
Uran Krasniqi/RTKLive
Diar Vokrri është larguar nga Llapi për t’iu bashkuar Ballkanit.
Klubi nga Podujeva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, duke njoftuar se marrëveshja është arritur me kërkesë të vetë futbollistit dhe pas dakordimit mes dy klubeve.
"KF Llapi njofton opinionin sportdashës se, me kërkesë të vetë futbollistit dhe pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Diar Vokrri karrierën do ta vazhdojë tek FC Ballkani. Klubet kanë rënë dakord për të gjitha detajet e transferimit, ndërsa Vokrri do t’i bashkohet menjëherë skuadrës suharekase për angazhimet ndërkombëtare. 21-vjeçari gjatë periudhës së tij me fanellën bardhekaltër ka regjistruar 71 paraqitje zyrtare në të gjitha garat dhe ka kontribuar me 7 asistime. KF Llapi e falënderon Vokrrin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në sfidat e radhës!", ka shkruar Llapi.























