Rusia sulmon Kievin pak orë para takimit për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainë
BKT
Foto: AP
Rajoni dhe Bota

Rusia sulmon Kievin pak orë para takimit për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainë

RTKlive

Rusia ndërmori një nga sulmet ajrore më të mëdha ndaj Ukrainës në muajt e fundit, pak orë para një takimi të drejtuar nga Britania dhe Gjermania për të diskutuar planin e Presidentit amerikan Donald Trump që aleatët e NATO-s t’i dërgojnë armë Ukrainës.

Sulmi me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas vrau dy persona dhe plagosi 15 të tjerë, përfshirë një 12-vjeçar, sipas Presidentit Volodymyr Zelenskyy, raporton AP. 

Një dron goditi hyrjen e një stacioni metroje në distriktin Shevchenkivskyi, ku qytetarët kishin kërkuar strehim, ndërsa zonat më të goditura ishin në distriktin Darnytskyi, ku u përfshinë nga zjarri një kopsht fëmijësh, një supermarket dhe magazina.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, i cili mbërriti në Kiev të hënën, vizitoi zonat e dëmtuara dhe diskutoi me Zelenskyy-n për bashkëpunimin në mbrojtje, përfshirë fillimin e prodhimit të dronëve francezë në Ukrainë dhe integrimin në BE.

Ndërkohë, ministrat e mbrojtjes nga Britania, Gjermania, SHBA dhe NATO zhvilluan një takim virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ukraina kërkoi përshpejtimin e dërgesave të sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore, si pjesë e planit të Trump, i cili parashikon që vendet evropiane të dërgojnë armë amerikane nga rezervat ose përmes blerjeve të reja për Ukrainën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota