Milani nuk heq dorë nga Jashari,  rinisin negociatat
BKT
Sport

Milani nuk heq dorë nga Jashari,  rinisin negociatat

F.B/RTKLive

AC Milan raportohet se po përgatitet për një rund të ri bisedimesh me Club Brugge për transferimin e mesfushorit shqiptar, Ardon Jashari.

Pas refuzimit të ofertës prej 35 milionë eurosh plus bonuse nga ana e klubit belg, "Rossonerët" janë të gatshëm të plotësojnë kërkesën prej 40 milionë eurosh që është vendosur si çmim nga Brugge.

22-vjeçari, i cili iu bashkua Brugge-s verën e kaluar nga Luzerni, ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Megjithatë, dëshira e tij për të kaluar në Serie A është e qartë. Ai tashmë ka një marrëveshje personale me Milanin dhe ka refuzuar oferta të tjera nga Premier League, konkretisht nga West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers.

Milani e sheh Jasharin si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës dhe është i vendosur të mbyllë këtë transferim në ditët në vijim.