S’ka gola në duelin Larne-Prishtina, kualifikimi vendoset në ‘Fadil Vokrri’
BKT
Sport

S’ka gola në duelin Larne-Prishtina, kualifikimi vendoset në ‘Fadil Vokrri’

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 22:57) Prishtina nuk është mposhtur në Irlandën e Veriut.

Larne dhe Prishtina kanë luajtur pa gola në “Ballymena Shoëgrounds” në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Dueli mes Larne dhe skuadrës sonë, ka prodhuar një sfidë interesante, edhe pse kjo ndeshje nuk prodhoi asnjë gol.

Pjesëloja e parë ka dhënë një sfidë mesatare me iniciativë të nikoqirëve të cilët krijuan disa raste të rrezikshme për gol, por portieri Nika intervenoi më kohë duke shpëtuar portën e tij.

Prishtina në fraksionin e dytë krijoj dy-tri raste mjaft të mirë për gol përmes Kryeziu, Namanit dhe Ndrecës, por jo sa për ta dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

Përfundimisht dueli i parë mes Larne dhe Prishtinës mbyllet pa gola dhe ndeshja kthyese që luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë përcaktuese për skuadrën e cila do të kalojë në rrethin tjetër të kësaj garë evropiane.

Larne-Prishtina, s’ka gola në pjesën e parë

(E përditësuar, 21:50) Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e sfidës mes Larne dhe Prishtinës.

Skuadra nga Irlanda e Veriut dhe Prishtina po luajnë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pjesëloja e parë ka prodhuar një sfidë mesatare me iniciativë të nikoqirëve të cilët krijuan disa raste të rrezikshme për gol, por portieri Nika intervenoi me kohë duke shpëtuar portën e tij.

Prishtina kërkon rezultat pozitiv për duelin kthyese që luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Nis sfida Larne-Prishtina, prishtinasit synojnë rezultat pozitiv

(E përditësuar, 21:02) Ka nisur ndeshja mes Larne dhe Prishtinës, sfidë kjo që po luhet në “Ballymena Showgrounds”.

Skuadra nga Irlanda e Veriut dhe Prishtina po luajnë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra jonë synon rezultat pozitiv për duelin kthyese që luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’.

Larne-Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Me pak se një orë ka mbetur kur do të nis sfida mes Larne dhe Prishtinës, duel ky që do të luhet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra jonë pak ditë më parë u eliminua nga Sheriff Tiraspoli në kualifikimet për Ligën e Evropës, por tani prishtinasit synojnë të shkruajë historinë në Ligën e Konferencës me një kualifikim të mundshëm në fazën e grupeve.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Larne: Ferguson, Graham, Donelly, Nolan, Cosgrove, Randall, Gallagher, Sloan, Bent, McKendy, O’Neill.

Prishtina: Nika, Limani, Boueye, Vitija, Saletic, Muja, Namani, Taipi, Baftiu, Velou, Kryeziu.

Ndeshja Larne-Prishtina luhet në stadiumin “Ballymena Showgrounds” dhe fillon në orën 21:00.