Izraeli miraton planin për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli miraton planin për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës

N.M. /RTKlive

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka miratuar një plan për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, pas një mbledhjeje disa orëshe të kabinetit të sigurisë, të mbajtur të premten herët në mëngjes në Jerusalem.

Sipas deklaratës nga zyra e tij, plani u miratua me shumicë votash dhe përfshin pesë parime kryesore për përfundimin e luftës:

1.         Çarmatimi i Hamasit

2.         Kthimi i të gjithë pengjeve – të gjallë apo të vdekur

3.         Demilitarizimi i Rripit të Gazës

4.         Kontrolli i sigurisë nga Izraeli mbi Rripin e Gazës

5.         Krijimi i një qeverie civile alternative, që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez

Në deklaratë thuhet se “IDF do të përgatitet të marrë nën kontroll qytetin e Gazës, duke ofruar ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimeve”, raporton BBC.

Zyra e Netanyahut shton se “një shumicë absolute e ministrave të kabinetit besuan se plani alternativ i paraqitur nuk do të mund të sillte mposhtjen e Hamasit apo kthimin e pengjeve”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota