Shamrock Rovers – FC Ballkani do të transmetohet në RTK1
BKT
Sport

Shamrock Rovers – FC Ballkani do të transmetohet në RTK1

M.Sh./RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovës ka arritur t’i sigurojë të drejtat ekskluzive të transmetimit të drejtpërdrejt të ndeshjes së kthimit të raundit të tretë kualifikues në UEFA Conference League ndërmjet Shamrock Rovers dhe FC Ballkani.

Në rast se nënkampionët në fuqi të Kosovës kalojnë me sukses këtë sfidë, ata do të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e ‘play-off’-it të kësaj gare.

Ballkani vjen në këtë ndeshje me një epërsi minimale, pas fitores 1:0 në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja Shamrock Rovers - FC Ballkani zhvillohet të enjten në orën 21:00 dhe transmetohet në RTK 1.