Zgjedhjet Lokale në Maqedoninë e Veriut, fillon prezantimi i kandidatëve
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet Lokale në Maqedoninë e Veriut, fillon prezantimi i kandidatëve

Besnik Iseni/RTK-Shkup

Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, partitë politike kanë filluar me prezantimin e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash.

Partitë shqiptare do të garojnë me kandidatët e tyre në të gjitha qytetet me shumicë shqiptare.

Gara më e nxehtë pritet të jetë në Çair, ku zëvendëskryeministri Izet Mexhiti nga VLEN do të përballet me ish-bashkëpartiakun e tij, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, koalicion ky që nga dje ka marrë emrin Aleanca Kombëtare për Integrim.

Garë e ashpër pritet të zhvillohet edhe në Tetovë, ku kryetari aktual i komunës, Bilall Kasami, do të garojë për një mandat të dytë përballë Bajram Rexhepit nga koalicioni i opozitës shqiptare.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor të këtij viti.

Në këto zgjedhje, qytetarët, përmes dy raundeve zgjedhore, në 80 njësi të vetëqeverisjes lokale dhe në Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e administrimit, do të zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota