Drita eliminohet nga Europa League, vazhdon në Conference League
BKT
Sport

Drita eliminohet nga Europa League, vazhdon në Conference League

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 21:57) Drita ka përfunduar aventurën në Europa League, pasi është mposhtur 1-3 nga FCSB në ndeshjen e dytë të raundit të tretë të kualifikimeve, e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra rumune e ka nisur ndeshjen më mirë, duke shënuar që në minutën e parë me kokë përmes Juri Cisottit, ndërsa në minutën e tetëmbëdhjetë David Miculescu e ka dyfishuar rezultatin.

Drita është rikthyer në lojë me golin e Tushës shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, por shpresat për përmbysje janë shuar në minutën e tetëdhjetë e pestë, kur Politic ka realizuar golin e tretë për FCSB-në.

Pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë në Rumani, Drita kishte nevojë për fitore për të kaluar tutje, por rezultati i kombinuar 6-3 në favor të FCSB-së i ka dhënë fund rrugëtimit të skuadrës nga Gjilani. Tash Drita do të vazhdojë në Conference league, ku në "paly off" do të përballet me Differdangen e Luksemburgut.

Drita mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj FCSB

Pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe FCSB, e vlefshme për raundin e tretë të kualifikimeve të Europa League, është mbyllur me epërsinë 2-0 për skuadrën rumune.

Në minutën e parë, Juri Cisotti ka shënuar me kokë pas një krosimi të saktë, duke e dërguar topin në të majtën e portës pa asnjë mundësi reagimi për portierin e Dritës.

Vetëm shtatëmbëdhjetë minuta më pas, David Miculescu e ka dyfishuar rezultatin pas një aksioni të shpejtë brenda zonës.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në prishtinë, pasi Drita është në rolin e vendasit për ndeshjen e dytë. Në takimin e parë, FCSB kishte fituar me rezultat 3-2.