Shefi i OKB-së: Gaza po përjeton uri katastrofike
BKT
Rajoni dhe Bota

Shefi i OKB-së: Gaza po përjeton uri katastrofike

M.M. / RTKlive

Shefi i Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar urinë e konfirmuar në qytetin e Gazës dhe zonat përreth si një "dështim i njerëzimit".

Antonio Guterres tha se situata është një "katastrofë e shkaktuar nga njeriu", pasi një organ i mbështetur nga OKB-ja, i cili identifikon nivelet e urisë nëpër botë, e ngriti statusin e pasigurisë ushqimore në disa pjesë të territorit në Fazën 5 – nivelin më të lartë dhe më të rëndë, raporton BBCNews.

Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore (IPC) thotë se më shumë se gjysmë milioni njerëz në të gjithë Gazën po përballen me kushte "katastrofike" të karakterizuara nga "uri, mjerim dhe vdekje".

Izraeli e ka quajtur raportin një "gënjeshtër të pastër", duke mohuar se ka uri në territor.

OKB-ja thotë se Izraeli po vazhdon të kufizojë sasinë e ndihmës që hyn në Gaza, gjë që edhe kjo mohohet nga Izraeli.

IPC thotë se është e nevojshme një "reagim i menjëhershëm dhe në shkallë të gjerë", përndryshe do të ketë një "rritje të papranueshme" të vdekjeve të lidhura me urinë.

Parashikohet që deri në fund të shtatorit, uria të zgjerohet në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë Deir al-Balah dhe Khan Younis.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota