Kanadaja heq shumicën e tarifave ndaj SHBA-ve
M.M. / RTKlive
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, njoftoi se vendi do të heqë shumicën e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane, por do të mbajë në fuqi ato për makinat, çelikun dhe aluminin.
Ky vendim vjen pas një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, pas dështimit për të arritur një marrëveshje tregtare në afatin e vendosur nga të dy vendet, raporton BBCNews.
Tarifat ishin vendosur si kundërpërgjigje ndaj taksave të larta të SHBA-së për mallrat kanadeze që nuk përputhen me marrëveshjen tregtare USMCA.
Carney tha se që nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për mallrat që respektojnë marrëveshjen, duke rikthyer tregtinë e lirë për pjesën më të madhe të shkëmbimeve.
Shtëpia e Bardhë e përshëndeti vendimin dhe tha se pret bisedime të mëtejshme me Kanadanë.























