Të paktën tetë persona humbën jetën nga stuhia në Vietnam dhe Tajlandë
BKT
Rajoni dhe Bota

Të paktën tetë persona humbën jetën nga stuhia në Vietnam dhe Tajlandë

Sh.Ç|RTKlive

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke në disa pjesë të Azisë Juglindore.

Në Vietnam, shtatë persona humbën jetën, një person u zhduk dhe 34 u plagosën, raportuan sot mediat shtetërore.

Në disa pjesë të vendit, pothuajse 20 centimetra shi ranë gjatë natës dhe paralajmërimet për përmbytje mbetën në fuqi për disa zona bregdetare, raporton Associated Press.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota