Izraeli vret 6 ushtarë sirianë në Damask
M.M. /RTKlive
Izraeli ka kryer sulme me dronë në periferi të Damaskut, Kiswah, ku vriten 6 ushtarë sirianë.
Media shtetërore siriane dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani thanë se dronët kishin në shënjestër një rrugë që lidh Damaskun me provincën jugore të Suwayda-s, vendi i përplasjes vdekjeprurëse muajin e kaluar mes komuniteteve beduine dhe druze.
Izraeli ndërhyri gjatë luftimeve muajin e kaluar, duke thënë se po mbronte komunitetin druz, një grup prej rreth 1 milion njerëzish që jetojnë kryesisht në Siri, Liban dhe Izrael, raporton euronews.
Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në pjesë të ndryshme të vendit, duke shënjestruar objekte ushtarake.
Observatori shtoi se zona e goditur të martën ishte pjesë e pozicioneve ushtarake të Asadit para dhjetorit.
Ministria e Jashtme e Sirisë e dënoi sulmin pranë Quneitra-s, duke thënë se ai përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon. Ushtria izraelite nuk komentoi menjëherë për këto sulme.























