Von der Leyen bisedon me Trump dhe Zelenskyn: Putini duhet të negociojë
BKT
Rajoni dhe Bota

Von der Leyen bisedon me Trump dhe Zelenskyn: Putini duhet të negociojë

RTKLive

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për negociata paqeje pas një sulmi masiv rus në Kiev që goditi edhe zyrat e BE-së.

Von der Leyen përmes një postimi në platformën X,  konfirmoi se kishte biseduar me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Sapo fola me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv në Kiev që goditi edhe zyrat tona në BE,” shkroi ajo. “Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave”, ka shkruar ajo.

Tutje në postimin e saj, Von der Leyen theksoi nevojën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të shoqëruar me garanci të forta dhe të besueshme sigurie për Ukrainën. Ajo e quajti këtë proces si një transformim të vendit në një “iriq çeliku”.

Von der Leyen siguroi se Evropa do të luajë “rolin e saj të plotë” në këtë përpjekje. Ajo përmendi si shembull instrumentin mbrojtës të BE-së, SAFE (Siguria dhe Sigurimi i Ardhshëm i Evropës), duke e cilësuar atë si një mjet të rëndësishëm për forcimin e forcave të armatosura ukrainase.

Ky njoftim vjen në një moment kritik, duke sinjalizuar një koordinim të nivelit të lartë midis liderëve perëndimorë pas eskalimit të fundit të tensionit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota