Rusia dyshohet për ndërhyrje në navigim të avionit të Der Leyen-it
M.M./ RTKlive
Një avion që transportonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u përball me ndërhyrje të sinjalit GPS mbi Bullgari në një operacion të dyshuar rus, tha një zëdhënëse të hënën.
Avioni u ul i sigurt në aeroportin e Plovdivit dhe Von der Leyen do të vazhdojë turin e saj të planifikuar në vendet e lindjes së Bashkimit Evropian, tha zëdhënësja e Komisionit, Arianna Podestà.
“Ne mund të konfirmojmë se ka pasur ndërhyrje në GPS,” tha Podestà. “Kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se dyshohet se kjo ndodhi për shkak të ndërhyrjes së hapur nga Rusia”, raporton AP
Incidenti me avionin e Von der Leyen është më i fundit në një sërë rastesh që lidhen me ndërhyrje të dyshuara ruse elektronike ndaj navigimit satelitor GPS. Prej muajsh, vendet kufitare me Rusinë — përfshirë Finlandën, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë — kanë paralajmëruar për rritjen e aktiviteteve elektronike që pengojnë fluturimet, anijet dhe dronët. Autoritetet ruse nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.























