Sulm në rajonin e Kievit, ka viktima dhe të plagosur
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulm në rajonin e Kievit, ka viktima dhe të plagosur

Sh.Ç /RTKlive

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1 mijë e 287-të. Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron rus në qytetin Bela Tserkva, në rajonin e Kievit. Lajmin e konfirmoi guvernatori rajonal, Nikolai Kalashnik, raporton Reuters.

Autoritetet ruse raportojnë për një sulm me dron ukrainas në rajonin e Rostovit.

Sipas guvernatorit në detyrë, Yuri Slyusar, katër persona janë plagosur, ndërsa më shumë se 300 banorë janë evakuuar për arsye sigurie.

Sulmi shkaktoi dëmtime në disa ndërtesa banimi dhe ndezi disa zjarre të vogla në rajon.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 13 dronë ukrainas gjatë natës në zonën e Rostovit, shkruan Reuters.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota