Të paktën 15 të vdekur në Lisbonë pasi tramvaji del nga binarët
atsh
(E plotësuar) Të paktën 15 persona humbën jetën në Lisbonë, ndërsa tramvaji historik ”Elevador da Gloria” doli nga shinat, u tha sonte në mbrëmje gazetarëve një zëdhënës i ekipeve të shpëtimit.
Të paktën 15 persona humbën jetën në Lisbonë, ndërsa tramvaji historik ”Elevador da Gloria” doli nga shinat, u tha sonte në mbrëmje gazetarëve një zëdhënës i ekipeve të shpëtimit.
Fillimisht nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth viktimave, megjithëse ka të ngjarë që disa të kenë qenë turistë pasi tramvaji është përdorur edhe nga vendasit edhe nga turistët.
Një zëdhënës i ekipeve të shpëtimit nuk dha asnjë informacion në lidhje me kombësitë e viktimave. Ai deklaroi se 18 persona u plagosën.
”Katër prej të plagosurve janë në gjendje kritike”, sipas zëdhënësit të mbrojtjes civile.
Kryebashkiaku Carlos Moedas i tha kanalit të lajmeve SIC Notícias se ”është një mbrëmje e tmerrshme për Lisbonën, shumë e tmerrshme”.
Imazhet televizive treguan tramvajin e shtrirë në anë dhe të dëmtuar rëndë.
Transmetimet e drejtpërdrejta tregojnë tym të dendur dhe mbeturina.
Një dëshmitar okular i tha SIC Notícias se tramvaji doli nga shinat me një zhurmë të madhe, rrëshqiti në rrugën e pjerrët dhe u përplas në një ndërtesë në sheshin ”Restauradores” në qendër të Lisbonës.
Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe oficerët e policisë mbërritën shpejt në vendngjarje.























