Shpërthime në Katar, ushtria izraelite ka sulmuar anëtarë të Hamasit
M.M./ RTKlive
Ushtria izraelite ka kryer sulme ndaj anëtarëve të udhëheqjes së lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Këtë e ka bërë të ditur ushtria në një deklaratë.
Sipas informacioneve për Al Jazeera, bëhet fjalë për delegacionin negociator të Hamasit në Doha.
Disa shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Katarit, Doha, raporton Reuters duke iu referuar dëshmitarëve në vendngjarje.
Në një deklaratë, ushtria izraelite njoftoi se ka tentuar të sulmojë anëtarë të udhëheqjes së lartë të Hamasit në Doha, raporton Sky News.
“Për disa vite, këta anëtarë të udhëheqjes së lartë të Hamasit kanë drejtuar operacionet e organizatës terroriste. Ata janë drejtpërdrejt përgjegjës për masakrën brutale të 7 tetorit,” shkruan ushtria izraelite në deklaratë.
Sipas informacioneve për Al Jazeera, bëhet fjalë për delegacionin negociator të Hamasit që ndodhej në Doha për një takim.
Udhëheqësi i delegacionit negociator dyshohet se është vrarë në sulm, sipas kanalit televiziv saudit Al-Arabiya.























