Ministrja suedeze rrëzohet në konferencën e parë për shtyp
BKT
Foto: NTB
Rajoni dhe Bota

Ministrja suedeze rrëzohet në konferencën e parë për shtyp

RTKlive

Ministrja e re e Shëndetësisë së Suedisë, Elisabet Lann, e cila filloi detyrën sot, u rrëzua në tokë gjatë konferencës së saj të parë për shtyp si ministre. Pas ndërhyrjes së shpejtë, Lann u rikthye në sallë pas pak kohe dhe deklaroi se gjendja e saj ishte shkaktuar nga ulja e sheqerit në gjak.

Pas dorëheqjes së ish-Ministrit të Shëndetësisë, Acko Ankarberg Johansson, Lann u përfshi sot në kabinetin nën drejtimin e Kryeministrit Ulf Kristersson. Pak minuta para se të humbte ndjenjat, ajo u shpreh për gazetarët: "Sistemi shëndetësor i Suedisë është me cilësi të lartë. Problemi kryesor i yni janë kohët e gjata të pritjes. Ne duhet të kalojmë në një sistem shëndetësor më të barabartë. Po ashtu, është e qartë se duhet të rrisim kontrollin e qeverisë".

Lann gjithashtu tha: "Të detyrosh kaq shumë njerëz të presin për shërbime shëndetësore nuk është e pranueshme për një shtet të mirëqenies".

Qeveria suedeze e Partisë Kristiandemokrate po ndjek një politikë të shtuar të kontrollit qeveritar dhe nacionalizimit të shërbimeve shëndetësore për shkak të krizës në rritje në këtë sektor. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota