Trump pas sulmit në Doha: Ndihem keq, sulmi ishte vendim i Netanyahut
BKT
Foto: The National
Rajoni dhe Bota

Trump pas sulmit në Doha: Ndihem keq, sulmi ishte vendim i Netanyahut

RTKlive

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit ajror të Izraelit ndaj drejtuesve të Hamasit në Doha, kryeqytetin e Katarit, duke e cilësuar ngjarjen si “të pafat” dhe duke shprehur mbështetje të plotë për Katarin, të cilin e quajti “aleat dhe mik të fortë” të Amerikës.

Trump tha se e kishte informuar Katarin për sulmin e afërt, por sipas tij ishte tepër vonë për ta ndaluar. Ai sqaroi se vendimi për sulmin nuk ishte i tij, por i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. “Bombardimi i një shteti sovran dhe aleat të afërt të SHBA-së nuk i shërben qëllimeve as të Izraelit e as të Amerikës”, theksoi Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan shtoi se eliminimi i Hamasit është një qëllim i vlefshëm, pasi kjo organizatë ka përfituar nga mjerimi i banorëve të Gazës.

Trump po ashtu tha se ka folur me kryeministrin Netanyahu, i cili sipas tij shprehu gatishmëri për paqe, dhe me udhëheqësit e Katarit, të cilët i falënderoi për mbështetjen dhe miqësinë e tyre. Ai i siguroi se një sulm i tillë nuk do të përsëritet më në territorin e Katarit, duke shtuar se ka udhëzuar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të finalizojë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Katarin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota