Nepal, ndërhyn ushtria për ta rikthyer rendin
BKT
Rajoni dhe Bota

Nepal, ndërhyn ushtria për ta rikthyer rendin

M.M./ RTKlive

Ushtarët nepalezë ka ndërhyrë në rrugët e kryeqytetit të vendit të mërkurën duke urdhëruar qytetarët të qëndronin në shtëpi, për të rikthyer rendin pas dhjetëra mijëra protestuesve që kishin sulmuar dhe djegur ndërtesa qeveritare dhe kishin sulmuar politikanë.

Trupat e armatosura që ruanin zonat kryesore të Katmandusë krijuan ndjesinë e një kontrolli të pjesshëm që po rikthehej në qytet, i cili ditët e mëparshme ishte përfshirë nga dhuna dhe kaosi. Ushtarët u kujtonin banorëve orën policore në fuqi ndërsa kontrollonin automjete dhe persona.

Ushtria paralajmëroi të martën mbrëma se forcat e sigurisë ishin të përkushtuara për të ruajtur rendin dhe ligjin. Mobilizimi i ushtrisë është i rrallë në Nepal, e cila fillimisht kishte qëndruar në kazermë pasi policia dështoi të kontrollonte situatën. Një deklaratë e ushtrisë tha se 27 persona, të dyshuar për grabitje, ishin arrestuar, raporton AP.

Të mërkurën, ushtarët qëlluan në ajër pasi të burgosurit kishin mposhtur rojet e policisë dhe kishin tentuar të arratiseshin nga burgu kryesor në zemër të Katmandusë.

Të burgosurit u vunë zjarrin ndërtesave me qeli dhe shtëpive të rojeve, si dhe shembën hyrjen kryesore përpara se të dyndeshin në rrugë. Ushtarët arritën të ndalonin përpjekjen për arratisje dhe i transferuan të burgosurit në burgje të tjera. Nuk u raportuan të lënduar.

Më herët, të martën, protestat ishin bërë gjithnjë e më të dhunshme, pasi demonstruesit u vunë zjarrin ndërtesave qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, duke sulmuar disa liderë. Ndërkohë që kritikat ndaj elitës politike të vendit u shtuan, kryeministri dha dorëheqjen, por kjo duket se pati pak ndikim në qetësimin e trazirave.

Dhjetëra mijëra protestues vazhdonin të qëndronin në rrugë, duke bllokuar rrugët dhe duke sulmuar institucionet shtetërore. Helikopterë ushtarakë transportuan disa ministra drejt zonave të sigurta.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota