Asllani realizon një tjetër gol në elitën gjermane
BKT
Sport

Asllani realizon një tjetër gol në elitën gjermane

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 16:55) Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani realizon edhe një tjetër gol për Hoffenheim.

Reprezentuesi i Kosovës, gjen edhe golin e dytë në duelin Union Berlin-Hoffenheim.

Asllani në minutën e 52-të tund portën kundërshtare për epërsinë e Hoffenhiem në 3-1, i dyti personal për kosovarin në këtë duel.

S’ndalet Asllani, sërish shënon gol në Bundesligën gjermane

Sulmuesi kosovar i Hoffenheim, Fisnik Asllani vazhdon me performancën e shkëlqyer në Bundesligën gjermane.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar sërish gol për Hoffenheim.

Asllani ka shënuar golin e dytë për Hoffenheim e cila është duke triumfuar në udhëtim tek Union Berlin.

Sulmuesi i Dardanëve realizoi gol në minutën e 45+3’ për epërsinë e Hoffenheim në 2-0.