12:18 / 26.09.2025
‘Gazzetta dello Sport’: Zhegrova mund të startojë për Juven ndaj Atalantës
RTKLive
Gazeta e njohur italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se një nga opsionet që po shqyrton trajneri i Juventusit për sfidën e së shtunës ndaj Atalantës është aktivizimi nga minuta e parë i Edon Zhegrovës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në kuadër të javës së pestë të Serie A. Futbollisti kosovar deri më tani ka luajtur vetëm shtatë minuta për “Zonjën e Vjetër”, në ndeshjen ndaj Veronës.
Zhegrova mund të formojë një dyshe në sulm me Jonathan David, duke rikrijuar partneritetin e tyre të dikurshëm tek skuadra franceze Lille.























