E konfirmon Slot, Leoni humb sezonin
BKT
Sport

E konfirmon Slot, Leoni humb sezonin

F.B/RTKLive

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka konfirmuar se mbrojtësi i ri Giovanni Leoni do të mungojë për tërë sezonin pas një lëndimi të rëndë në gju.

Futbollisti i transferuar këtë verë pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe tashmë i është nënshtruar operacionit.

“Leoni nuk është në gjendje të mirë, sepse ka këputur ligamentin e gjurit dhe do të mungojë rreth një vit. Për një lojtar kaq të ri, që erdhi në një vend të ri dhe tregoi veten që në ndeshjen e parë, është shumë e vështirë të gjesh diçka pozitive”, ka thënë Slot para ndeshjes së fundjavës ndaj Crystal Palace.

Megjithatë, ai shtoi se Leoni ka të ardhme të gjatë përpara dhe mund të rikuperohet, duke përmendur edhe rastet e Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, të cilët u rikthyen fuqishëm pas dëmtimeve të ngjashme.

Slot theksoi se mbështetja e skuadrës dhe përvoja e lojtarëve të tjerë do të jenë thelbësore për rikuperimin e tij.