Atletët nga Kenia triumfojnë në Maratonën Prishtina 2025
BKT
Sport

Atletët nga Kenia triumfojnë në Maratonën Prishtina 2025

F.B/RTKLive

(E përditësuar) Ka përfunduar Maratona Prishtina 2025, e cila këtë edicion u zhvillua në 10 kategori dhe mblodhi rreth 1.800 garues.

Përveç garuesve të Kosovës, në garë morën pjesë edhe sportistë nga vendet të ndryshme të botës.

Në kategorinë e maratonës së plotë, 42 kilometra, triumfuan sportistët nga Kenia.

Tek meshkujt, vendet e para i morën Shedrack Kiptoo Kimaiyo, Benard Kiprotich Too dhe Kennedy Kipkemoi Rono, ndërsa tek femrat fituese ishin Chelangat Sang, Rose Jepchumba dhe Lina Kaion.

Çmime u ndan gjithashtu edhe për tetë kategoritë e tjera: gjysmëmaratonë femra dhe meshkuj, 10 km femra dhe meshkuj, 5 km femra dhe meshkuj, si dhe kategoritë PAV për persona me aftësi të kufizuara, tek meshkujt dhe femrat.

Atletë nga shumë vende të botës po garojnë në Maratonën Prishtina 2025

Ka nisur Maratona Prishtina 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në vendin tonë.

Mijëra sportistë nga shumë vende të botës, janë pjesë e kësaj garë joshëse, që përfshin gara të ndryshme për të gjitha grupmoshat.

Atletë nga shtete të ndryshme do të garojnë në 2, 5, 10, 21 dhe 42 kilometra.

Organizatorët e këtij eventi, kanë paralajmëruar masa të veçanta për sigurinë dhe qarkullimin e trafikut gjatë zhvillimit të ngjarjes.

Pjesëmarrësit dhe spektatorët e kanë mundësinë të shijojnë një ditë të mbushur me sport, energji, në një garë që pritet të sjellë konkurrencë të fortë.