Haaland hyn në historinë e Manchester City-t
BKT
Sport

Haaland hyn në historinë e Manchester City-t

F.B/RTKLive

Nuk është më asgjë e re, megjithatë Erling Haaland vazhdon të thyejë rekorde.

Me dy golat e shënuar kundër Burnley-t në fitoren 5–1, sulmuesi norvegjez është futur në “Top 10” të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Manchester Cityt.

Haaland, i cili është vetëm 25 vjeç, ka realizuar 133 gola në 153 paraqitje për “Qytetarët” dhe tashmë renditet i nënti në listën historike, duke lënë prapa emra si Billy Gillespie dhe Fred Tilson.

Për krahasim, Gillespie dhe Tilson kishin nevojë për mbi 230 ndeshje secili për të arritur 132 gola, ndërsa Haaland e ka tejkaluar këtë shifër në vetëm 153 takime. Ai gjithashtu ka shënuar më shumë gola në Premier League se çdo futbollist norvegjez tjetër, duke kaluar legjendën Ole Gunnar Solskjaer.

Rekordi absolut i Manchester Cityt mbetet ai i Sergio Agueros, me 260 gola të shënuar gjatë një dekade në Etihad.

Top 10 golashënuesit e Manchester Cityt:

Sergio Aguero – 260

Eric Brook – 177

Tommy Johnson – 166

Colin Bell – 153

Billy Meredith – 152

Joe Hayes – 152

Francis Lee – 148

Tommy Browell – 139

Erling Haaland – 133

Billy Gillespie / Fred Tilson – 132