Trump për paqen në Gaza: Do të formohet Bordi i Paqes
M.M./ RTKlive
“Një ditë historike për paqen”, tha presidenti Trump. Ai prezantoi planin e tij 20-pikësh për të përfunduar luftën në Gaza. Trump tha se shumë vende, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kishin dhënë kontribut në hartimin e planit. Një “bord paqeje”, i udhëhequr nga presidenti amerikan, do të mbikëqyrë planin, tha ai, duke shtuar se ish-kryeministri britanik Tony Blair dëshiron të jetë pjesë e bordit.
Ai tha se të gjithë pengjet do të kthehen menjëherë. “Hamas do të çarmatosej. Gaza do të de-militarizohej dhe Izraeli do të ruante një perimetër sigurie. Gaza do të kishte një administratë civile paqësore", shtoi ai.
“Kërcënimi i Hamasit do të shkatërrohet”, tha Trump, duke shtuar se vendet arabe dhe myslimane “do të merren me Hamasin”, raporton BBC.
Një “bord paqeje”, i udhëhequr nga presidenti amerikan, do të mbikëqyrë planin, tha ai, duke shtuar se ish-kryeministri britanik Tony Blair dëshiron të jetë pjesë e bordit.
Hamas nuk ka pranuar ende marrëveshjen. Trump tha se tani është në dorë të Hamasit të pranojë propozimin “jashtëzakonisht të drejtë”. Palestinezët kanë pasur një “jetë të vështirë” me Hamasin, tha Trump, por nëse nuk pranojnë planin e tij, atëherë fajin e kanë vetëm ata vetë.
Plani arrin qëllimet e luftës së Izraelit, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Ata nuk luftuan këtë betejë “të tmerrshme” për të lejuar që Hamas të qëndrojë në Gaza, tha ai.
Të dy liderët nuk pranuan pyetje.
Trump shpreson që përpjekjet për të përfunduar luftën në Gaza të zgjerohet edhe në vende të tjera.
‘Accords Abraham’, të nënshkruara gjatë mandatit të parë të Trump-it në 2020, mbeten një nga arritjet e preferuara të presidentit.
Ai e përmend shpesh dhe shpreson që përpjekjet diplomatike për të përfunduar luftën në Gaza mund të shihen në fund si një mundësi për të zgjatur marrëveshjen edhe në vende të tjera, duke shtuar në listën që përfshin Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun dhe Sudanin.
Përpjekjet për të zgjeruar këtë bllok u penguan, kur filloi lufta në Gaza dhe u bënë më komplekse, ndërsa opinion publik në Lindjen e Mesme u kthye qartazi kundër Izraelit.
“Izraeli nuk po shkon askund. Ata do të bashkëjetojnë me njerëz dhe vende të tjera në rajon, nga Siria deri në Liban dhe Arabinë Saudite”, tha ai.
“Premtimi i një Lindjeje të Mesme të re është kaq qartë brenda arritjes sonë,” shtoi Trump.























