Hamasi shqyrton planin e paqes të Trump-it para përgjigjes
BKT
Rajoni dhe Bota

Hamasi shqyrton planin e paqes të Trump-it para përgjigjes

M.M./ RTKlive

Hamasi tha të martën se do ta diskutojë planin e paqes për Gazën të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, brenda grupit dhe me fraksionet e tjera palestineze, para se të japë përgjigjen. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tashmë e ka mbështetur atë, por mbetet e paqartë nëse Hamasi do të pajtohet apo kur do të japë përgjigje.

Zyrtari i Hamasit, në kushte anonimiteti, shtoi se Hamasi e mori propozimin nga dy ndërmjetësit e Lindjes së Mesme, Egjipti dhe Katari, dhe “do të fillojë ta shqyrtojë atë sot” me fraksione të tjera, raporton AP.

Propozimi kërkon që Hamasi të dorëzohet plotësisht dhe të çarmatoset, në këmbim të përfundimit të luftimeve, ndihmës humanitare për palestinezët dhe premtimit për rindërtimin e Gazës.

Ndërkohë, mbështetjet dhe përkrahjet po vërshojnë nga komuniteti ndërkombëtar për propozimin. Trump dhe Netanyahu thanë pas bisedimeve të së hënës në Shtëpinë e Bardhë se kishin rënë dakord për planin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota