Katari i gatshëm të vazhdojë ndërmjetësimin mes Izraelit e Hamasit
M.M./ RTKlive
Kryeministri i Katarit ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pasi homologu i tij izraelit shprehu keqardhje për një sulm ajror në fillim të këtij muaji që synoi udhëheqësit e Hamasit në Doha.
Në një telefonatë trepalëshe me presidentin amerikan, Donald Trump, Benjamin Netanyahu i tha Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani-t se i vinte keq për vrasjen e një oficeri të sigurisë së Katarit gjatë sulmit të 9 shtatorit dhe për shkeljen e sovranitetit të Katarit, sipas Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC.
Ai gjithashtu konfirmoi se Izraeli nuk do të kryente më një sulm të tillë në të ardhmen, thuhet në njoftim.
Hamas deklaroi se udhëheqësit e tij i mbijetuan sulmit, por pesë anëtarë të nivelit më të ulët u vranë, së bashku me oficerin katarian.
Hamas tha se përpjekja për atentat dështoi, por pesë anëtarë të nivelit më të ulët u vranë, përfshirë djalin e kryenegociatorit Khalil al-Hayya dhe drejtorin e zyrës së tij, si dhe një pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Brendshme të Katarit.
Të hënën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump kishte zhvilluar një telefonatë me kryeministrat izraelit dhe atij katarian, me synimin për t’i vendosur marrëdhëniet “në një drejtim pozitiv pas vitesh pakënaqësish dhe keqkuptimesh të ndërsjella”.
“Si hap i parë, kryeministri Netanyahu shprehu keqardhjen e thellë që sulmi me raketa i Izraelit ndaj objektivave të Hamasit në Katar vrau pa dashje një ushtarak katarias,” thuhej në deklaratë.
“Ai gjithashtu shprehu keqardhje që, duke synuar udhëheqësinë e Hamasit gjatë negociatave për pengjet, Izraeli shkelu sovranitetin e Katarit dhe konfirmoi se nuk do të kryejë më një sulm të tillë në të ardhmen.”
Zyra e kryeministrit izraelit citoi Netanyahun t’i kishte thënë Sheikh Mohammed-it se Izraelit “i vjen keq që një nga qytetarët tuaj u vra në sulmin tonë” dhe se “nuk ka plan të shkelë më sovranitetin tuaj në të ardhmen”.
Megjithatë, ministria e jashtme e Katarit tha se Netanyahu kishte “kërkuar falje për sulmin ndaj Dohas dhe ndaj sovranitetit të Katarit” dhe kishte premtuar “të mos përsërisë më asnjë shënjestrim të territorit katarian”.
Sheikh Mohammed shprehu “mirënjohje për garancitë” dhe nënvizoi “gatishmërinë e Katarit për të vazhduar angazhimin në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, brenda kornizës së iniciativës së presidentit amerikan”, shtoi Ministria.























