11:01 / 09.10.2025
Abbas përshëndet marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza
RTKLive
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka mirëpritur njoftimin për arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Në një postim në rrjetet sociale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Autoritetit Palestinez, thuhet se Abbas shpreh shpresën që "këto përpjekje të jenë një hap i parë drejt arritjes së një zgjidhjeje të përhershme politike", që do të çojë në "mbarimin e okupimit izraelit të Shtetit të Palestinës dhe themelimin e një shteti të pavarur palestinez".
Ai konfirmon gatishmërinë për të punuar në mënyrë që marrëveshja të ketë sukses dhe bën thirrje për zbatimin e menjëhershëm të saj.























