23:06 / 19.10.2025
Mbappe vendimtar në fitoren e Real ndaj Getafe
Uran Krasniqi / RTKLive
Real Madrid ka arritur fitoren e radhës në LaLiga, duke mposhtur Getafe 1:0 në “Estadio Coliseum”.
Ky rezultat e çon ekipin madrilen në krye të tabelës.
Ndeshja ka qenë e vështirë për mysafirët, sidomos në pjesën e parë, ku Getafe ka rezistuar dhe ka krijuar disa raste.
Kylian Mbappe dhe Rodrygo kanë qenë më të rrezikshmit për Real, por golin e ka shënuar francezi në minutën e tetëdhjetë pas një episodi ku Allan Nyom është përjashtuar me karton të kuq.
Pak më vonë, edhe Alex e ka marrë kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin vendas me nëntë lojtarë.
Tani Real Madrid udhëheq me dy pikë diferencë në krye të LaLiga, ndërsa Getafe mbetet në mes të tabelës, pesë pikë larg zonës së rënies.























