Endrick kërkon huazim te klubi i madh francez
BKT
Sport

Endrick kërkon huazim te klubi i madh francez

F.B/RTKLive

Talenti brazilian i Real Madridit, Endrick, po mendon seriozisht largimin nga “Santiago Bernabeu” në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas “L’Équipe”, 19-vjeçari është i hapur për një transferim te skuadra franceze Marseille, për të siguruar më shumë minuta në fushë.

Endrick ende nuk ka luajtur asnjë minutë për Real Madridin këtë sezon, duke qenë pesë herë rresht në stol në ndeshjet e garave të ndryshme. Kjo situatë ka shtuar shqetësimet e tij, pasi rrezikon të humbasë një vend në kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës së ardhshme.

Marseille, nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi, po kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe e sheh Endrickun si një alternativë ideale për fazën e dytë të sezonit.

Burime pranë lojtarit kanë bërë të ditur se ai është “i entuziazmuar” për mundësinë e kalimit në Francë, me synimin për të rifituar formën dhe besimin përpara se të luftojë për vendin e tij te Real Madridi sezonin e ardhshëm.

Huazimi i mundshëm në Ligue 1 pritet të jetë një nga temat kryesore të afatit të janarit për “Los Blancos” dhe talentin e tyre të ri.