Krasniqi i kënaqur me barazimin dhe asistimin ndaj Omonia-s
BKT
Sport

Krasniqi i kënaqur me barazimin dhe asistimin ndaj Omonia-s

F.B/RTKLive

Mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi, është shprehur i kënaqur me asistimin dhe barazimin e skuadrës së tij ndaj Omonia-s.

Drita dhe Omonia luajtën baras 1-1, të enjten mbrëma në ‘Fdail Vokrri’, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

“Jam shumë i lutur për asistin, por më shumë për skuadrën që arritëm një pikë. Me pak fat kemi mundur edhe të fitojmë ndeshjen”, tha ai në një prononcim për RTK-n.

“Jemi të lumtur me barazimin dhe tani duhet të përqendrohemi për ndeshjen e ardhshme”, ka theksuar ai.