Zelenskyy në Londër kërkon më shumë mbështetje ushtarake ndaj Rusisë
M.M./ RTKlive
Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelenskyy, do të udhëtojë në Londër të premten për një takim të “koalicionit të vullnetarëve” të organizuar nga kryeministri britanik, Kier Starmer.
Starmer synon të paraqesë idenë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës.
“Ne duam të heqim naftën dhe gazin rus nga tregu global”, tha ministri i Zyrës së Kabinetit, Nick Thomas-Symonds, për LBC-në.
“Ne duam gjithashtu të finalizojmë çështjen e aseteve të ngrira shtetërore ruse, në mënyrë që t’i përdorim ato për të siguruar miliarda paund për financimin e mbrojtjes së Ukrainës dhe, së treti, furnizimin me kapacitete me rreze të gjatë veprimi”, theksoi ai.
Sipas tij, raketa për Ukrainën gjatë muajve të dimrit, të cilat sigurisht krijojnë edhe vende pune këtu në Mbretërinë e Bashkuar.
Tutje, Symonds nënvizoi se kjo ka të bëjë me dërgimin e një mesazhi për Putinin dhe marrjen e masave për të rritur presionin, sepse, shtoi ai, është Putini ai që po fiton kohë, ai që nuk po vjen në tryezë dhe nuk po angazhohet”.























