SHBA dërgon anije ushtarake për stërvitje pranë Venezuelës
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA dërgon anije ushtarake për stërvitje pranë Venezuelës

M.M./ RTKlive

Një anije ushtarake amerikane do të dërgohet në Trinidad dhe Tobago për ushtrime të përbashkëta pranë brigjeve të Venezuelës, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Trinidad dhe Tobagos.

Ushtarë nga marina amerikane do të stërviten me ushtrinë e Trinidad dhe Tobagos, dhe anija do të ankorohet në kryeqytetin Port of Spain, raportojnë mediet e huaja.

Së fundmi, tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës janë rritur.

Gjatë muajve të fundit, SHBA ka kryer disa sulme vdekjeprurëse në Detin e Karaibeve kundër anijeve që dyshohet se transportonin narkotikë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota