17:32 / 28.10.2025
Amsterdami shënon 750-vjetorin e themelimit
Bardhyl Bajrami /RTK
Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, ka shënuar 750-vjetorin e themelimit. Me këtë rast, qyteti kishte përgatitur një tortë gjigante, 75 metra të gjatë, të cilën kryebashkiakja e preu solemnisht në ora shtatë e pesëdhjetë.
Për nder të 750-vjetorit të themelimit të qytetit të Amsterdamit, kryebashkiakja Femke Halsema, në orën 7:50, preu një tortë gjigante me gjatësi 75 metra për të shënuar ditëlindjen e qytetit.
Pavarësisht reshjeve të shiut, dhjetëra banorë të Amsterdamit ishin mbledhur për të shijuar një pjesë të tortës së festës.
Torta ishte ndarë në 7 500 copa dhe ishte shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit.
Për përgatitjen e saj ishin përdorur 160 litra krem, 80 kilogramë dredhëza dhe rreth 100 kilogramë miell.























