Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dukagjinit
BKT
Sport

Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dukagjinit

Uran Krasniqi/RTKLive

Ismet Munishi nuk është më trajner i Dukagjinit të Klinës.

Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë vendim si të motivuar nga arsye personale.

“Faleminderit Klinë! Rrugëtimi im te KF Dukagjini mbaron këtu, për arsye personale jap dorëheqje nga posti i trajnerit. Falënderoj qytetarët e Klinës, Presidentin Fabian Veseli, Drejtorin Korab Desku, stafin teknik dhe lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre. Klub i uroj shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar Munishi.

Në ndeshjen e fundit të Superligës së Kosovës, Dukagjini, ani se vandas, është mposhtur nga Malisheva.

Aktualisht, në tabelën e kryesuar nga Prishtina, Dukagjini gjendet në vendin e katërt.