Një i vdekur nga përleshja kufitare mes Tajlandës dhe Kamboxhias
Luan Qorraj /RTK
Së paku një person është vrarë kur forcat tajlandeze dhe ato të Kamboxhias kanë shkëmbyer zjarr në kufirin mes dy vendeve. Përleshjet erdhën një ditë pasi zyrtarët nga Tajlanda thanë po e suspendojnë marrëveshjen e paqes të arritur muajin e kaluar.
Raportet ngas kufiri mes Tajlandës dhe Kamboxhias thonë se së paku një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve që ndodhën në kufirin e dy vendeve.
Përleshjet erdhën një ditë pasi që Tajlanda tha se po e suspendon marrëveshjen e paqes, të nënshkruar muajin e kaluar në prezencën e presidentit amerikan, Donlad Trump, pasi që, sipas autoriteteve në Tajlandë, një ushtar tajlandez u plagos rëndë, pasi që shkeli në minë të vendosur nga ushtria kamboxhiane.
Kamboxha, nga ana e saj, mohon të ketë vendosur mina dhe i ka bërë thirrje Tajlandës që t’i kthehet marrëveshjes, e cila ndaloi 5 ditë të përleshjeve, të cilat i vendosen dy vendet në prag të luftës gjithëpërfshirëse.
Njëkohësisht, edhe Kamboxhia edhe Tajlanda fajësojnë njëra-tjetrën për shkaktimin e përleshjeve të fundit për rreth pjesëve të territorit të cilat dy vendet i konsiderojnë të vetat.























