Podujeva edhe me një fushë tenisi|Video
BKT
Sport

Podujeva edhe me një fushë tenisi|Video

Arbana Hajredinaj /RTK

Në Podujevë ka nisur ndërtimi i fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes ‘Manchester’, një projekt i cili do të kushtojë rreth 180 mijë euro. E financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, fusha e re do të ndërtohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe pritet të shërbejë si aset i rëndësishëm sportiv për qytetin, duke u shfrytëzuar edhe gjatë Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Kosovë.

Ka nisur ndërtimi i fushës së dytë të tenisit në parkun Manchester në Podujevë, që vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës sportive dhe një mundësi për sportistët lokalë.

“Kjo që po nisim sot është pjesë e një programi më të gjerë në disa qytete të Kosovës. Po ndërtojmë fusha të tenisit për të mundësuar hapësira moderne për të rinjtë dhe të rejat, për talentin kosovar në sportin e tenisit”, tha Hajrulla Çeku, ministër në detyrë i MKRS.

E kryetar i Podujevës, Shpejtim Bulliqi theksoi se ndërtimi i fushës së tenisit, një projekt i cili kap vlerën prej rreth 180 mijë eurosh është ehde financim i Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Përveç fushës këtu do të ndërtohet edhe një objekt ndihmës për lojërat që do të zhvillohen këtu, si dhe një investim shtesë në fushën përballë aty”, tha ai.

Fusha e re e tenisit në Podujevë do të përfundojë brenda disa muajsh.