Befasohet Portugalia, Franca siguron Botërorin, Italia në barazh
BKT
Sport

Befasohet Portugalia, Franca siguron Botërorin, Italia në barazh

Uran Krasniqi/RTKLive

Republika e Irlandës i ka ringjallur shpresat për pjesëmarrje në Kupën e Botës 2026, pas një fitore të madhe 2-0 ndaj Portugalisë në Dublin, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo është përjashtuar me karton të kuq.

Ndërsa Italia ka marrë një fitore 2-0 ndaj Moldavisë në Kishinau, por shpresat për kualifikim janë zbehur, pasi Norvegjia kishte fituar më herët ndaj Estonisë. E, Franca ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Ukrainës, duke siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e vitit 2026.

Portugalise i duhej vetëm një fitore për të siguruar Botërorin për të shtatën herë radhazi, ndërsa Irlanda ka qenë në kërkim të pikëve për ta mbajtur gjallë ëndrrën. 

Troy Parrott ka shënuar me kokë nga afërsia pas një skeme të mirë nga këndi, duke ngritur në këmbë të gjithë “Aviva Stadium”. Pas vetëm pak kohe Parrott ka shënuar sërish në kohën shtesë të pjesës së parë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Ndërkohë në Moldavi, pavarësisht dominimit total në pjesën e parë, Italia është ndalur disa herë nga pritjet e portierit moldav Kozhukhar dhe mbrojtja e ngjeshur e vendasve. Pas shumë tentimeve, goli ka ardhur vetëm në minutën e tetëdhjetë e tetë me Mancini, ndërsa Pio Esposito e ka vulosur fitoren në shtesë.

Në ndeshjen tjetër, pas një pjese të parë të vështirë, Franca e ka zhbllokuar ndeshjen me Ukrainën pas një penalltie të realizuar nga Kylian Mbappe. Olise dhe Ekitike e kanë shtuar nga një gol tjetër, ndërsa Mbappe ka shënuar edhe një herë për të vulosur triumfin e “Les Bleus”.

REZULTATET: No description available.