RTK dhe RTSH bashkë për komentimin e ndeshjes Drita- Shkëndija
BKT
Sport

RTK dhe RTSH bashkë për komentimin e ndeshjes Drita- Shkëndija

Uran Krasniqi / RTKLive

Ndeshja e Conference League mes Dritës dhe Shkëndijës ka shtyrë RTK-në dhe RTSH-në drejt një bashkëpunimi të veçantë për komentimin e ndeshjes.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, gazetarët Valon Jakupi (RTK) dhe Enos Skarço (RTSH) kanë pasur të ftuar dy ish-futbollistë, Arbnor Morina nga Kosova dhe Nevil Dede nga Shqipëria, për të analizuar ndeshjen.

Të dy të ftuarit kanë vlerësuar maksimalisht faktin që dy skuadra shqiptare kanë rastin të luajnë një ndeshje futbollistike në Conference League.

Dede ka theksuar se organizimi i kësaj ndeshje tejkalon kornizën sportive. Ai ka shtuar se Drita ka meritat e saj për vendin ku ndodhet dhe se me pak kohë do të mund të kualifikohej në “play off” të garës.

Ndërsa Morina është shprehur se suksesi i Dritës reflekton stabilitetin e skuadrës gjilanase, që shtrihet nga kryesia e klubit e deri tek hallka e fundit e zinxhirit organizativ.No description available.