Numri i viktimave në Hong Kong arrin 128, 8 të arrestuar për zjarrin
BKT
Foto: Getty images
Rajoni dhe Bota

Numri i viktimave në Hong Kong arrin 128, 8 të arrestuar për zjarrin

RTKlive

Zjarrfikësit gjetën dhe nxorrën dhjetëra trupa të tjerë të premten në mëngjes gjatë kërkimit në një kompleks pallatesh në Hong Kong, ku një zjarr masiv shkatërroi shtatë ndërtesa. Policia arrestoi tetë persona të përfshirë në rinovimin e këtyre pallateve.

Zjarri ndodhi në kompleksin Wang Fuk Court, që strehon mijëra banorë në distriktin Tai Po, pranë kufirit me Kinën kontinentale.

Sipas Associated Press, numri i viktimave ka arritur 128, ndërsa rreth 200 persona mbeten të zhdukur. Nga këta, 89 trupa ende nuk janë identifikuar.

Autoritetet paralajmërojnë se mund të gjenden trupa të tjerë, megjithëse disa ekipe zjarrfikësish kanë përfunduar kërkimin për banorët që mund të ishin bllokuar brenda ndërtesave. 12 zjarrfikës janë mes 79 të plagosurve, ndërsa një zjarrfikës ka humbur jetën.

Hetimet tregojnë se zjarri nisi në një rrjet skelash në një nga ndërtesat dhe u përhap shpejt pasi panelët e shkumës u vunë flakë. Zjarri u menaxhua pas 24 orësh dhe u fik plotësisht të premten në mëngjes.

Të premten, policia arrestoi shtatë burra dhe një grua, përfshirë nënkontraktorë të skelave, drejtorë të një kompanie konsulence inxhinierike dhe menaxherë projekti. Më parë, tre persona të tjerë u arrestuan për dyshim të vrasjes së paqëllimshme dhe neglizhencë të madhe.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota