Putin në Indi, bisedime për naftën dhe mbrojtjen
M.M./ RTKlive
Presidenti rus, Vladimir Putin, po zhvillon një vizitë dyditore në Indi, ku pritet të takohet me kryeministrin Narendra Modi dhe të nënshkruhen disa marrëveshje për energjinë, mbrojtjen dhe tregtinë.
Në qendër të bisedimeve do të jenë blerjet e naftës ruse nga India, të cilat janë rritur ndjeshëm pas luftës në Ukrainë, si dhe blerja e sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe avionëve luftarakë, raporton BBCNews.
Vizita vjen në një moment delikat për Indinë, e cila po përballet me presion nga SHBA dhe Evropa për të ulur bashkëpunimin me Rusinë. Megjithatë, Modi synon të ruajë balancën mes marrëdhënieve me Perëndimin dhe partneritetit të vjetër me Moskën.
Për Rusinë, India mbetet një aleat kyç ekonomik dhe strategjik, sidomos për eksportin e naftës dhe armatimit në kushtet e sanksioneve perëndimore.























