Putin ‘përgjegjës moral’ për vdekjen e Dawn Sturgess-it
M.M./ RTKlive
Presidenti rus, Vladimir Putin ishte “moralisht përgjegjës” për vdekjen e Dawn Sturgess-it.
Putin ‘përgjegjës moral’ për vdekjen e Dawn Sturgess-it
Gjendja e saj ishte “e pashpresë për mbijetesë nga një fazë shumë e hershme”,, ndonëse kujdesi që ajo mori nga stafi i ambulancës dhe spitalit ishte “plotësisht i përshtatshëm”, thotë Lord Anthony Hughes, raporton BBCNews.
“Jam i sigurt se asnjë trajtim mjekësor nuk do të kishte mundur ta shpëtonte jetën e saj”, shton ai.
Sulmi ndaj Sergei dhe Yulia Skripal ishte “parashikuar të shërbente si një demonstrim publik i fuqisë së Rusisë”, përfundon Lord Hughes.
Sipas tij, vdekja e Dawn Sturgess ishte dëmi kolateral i një komploti që “përbënte një deklaratë publike, si për audiencën ndërkombëtare ashtu edhe për atë të brendshme, se Rusia do të veprojë me vendosmëri në atë që e konsideron si interesat e veta”.
Raporti përfundon se të gjithë të përfshirët në përpjekjen për të vrarë familjen Skripal – përfshirë Putinin që e autorizoi sulmin “në nivelin më të lartë ishin moralisht përgjegjës” për vdekjen e zonjës Sturgess.
Dawn Sturgess vdiq në Spitalin Rajonal të Salisbury-t, më 8 korrik 2018, tetë ditë pasi kishte kontaktuar me helmin ‘Novichok’ në apartamentin e partnerit të saj, Charlie Rowley, në Amesbury.
Ajo ishte më e madhe nga katër fëmijët dhe nënë e tre fëmijëve, dhe u përshkrua nga nëna e saj, Caroline Sturgess, si një person “i zgjuar... dhe shumë i mirë”.
Gjatë hetimit, një oficer i Policisë së Wiltshire-it kërkoi falje për referimin e gabuar ndaj zonjës Sturgess si një “e njohur për përdorim të drogës”.























