Vajzat e Kosovës U19 nisin sfidën në IHF Trophy, sot dy ndeshje në program
BKT
Sport

Vajzat e Kosovës U19 nisin sfidën në IHF Trophy, sot dy ndeshje në program

N.M. /RTKlive

Turneu ndërkombëtar IHF Trophy për hendbollistet nën 19 vjeç – zona evropiane, po hyn në ditën e parafundit me dy ndeshje shumë të rëndësishme për garën.

Nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, vajzat e Kosovës do të zbresin në parket, të gatshme për të dhënë maksimumin dhe për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit tonë në këtë turne prestigjioz.

Sipas programit të publikuar, nga ora 15:00 do të përballen Bulgaria - Gjeorgjia, ndërsa nga ora 17:00 në parket do të zbresin vajzat e Kosovës, të cilat do të ndeshen me Britaninë e Madhe (GBR). Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, njofton Federata e Hendbollit e Kosovës.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e sportit të jenë të pranishëm për të krijuar një atmosferë mbështetëse dhe emocionuese, duke ndjekur nga afër performancën e të rinjave kosovarë dhe talentet e ardhshme të hendbollit evropian.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, përfaqësuesja e Kosovës U19 e vajzave në hendboll, dje, ka triumfuar kundër Gjeorgjisë me rezultatin 38:32, duke e shënuar fitoren e parë në IHF Trophy.